Punimet në “Unazën e Re”, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Punimet në “Unazën e Re”, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për devijimin e trafikut në kuadër të punimeve që po bëhen për Unazën e Re, në segmentin “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”.

Sipas ARRSH, shkak për këtë devijim janë vijimi i punimeve në lotin 1 dhe 2 në “Unazën e Re”.

Njoftimi i ARRSH:

Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:

Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy