Mbyllet pa incidente protesta e opozitës, qytetarët dorëzojnë bulevardin

Mbyllet pa incidente protesta e opozitës, qytetarët dorëzojnë bulevardin

Është mbyllur pa incidente protesta e opozitës të bashkuar para kryeministrisë. Protestuesit të mbledhur në disa pika të ndryshme të kryeqytetit sipas organizatorëve janë bashkuar para kryeministrisë për të nisur protestën pas turit të takime që kryetarët e partive zhvilluan në çdo qytet duke hedhura akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Por gjathçka ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë problem ndërsa protesta u mbull pas fjalës së kryetarit të PD-së, atëherë protestuesit nisën edhe të shpërndahen. Përveç disa kapsollave tymuese të hedhura nga protestuesit para kryeministrisë nuk pati incidente të tjera. Protesta e nisur në orën 12:00 u mbyll në orën 13:30 dhe pritet të jetë e para në vazhdën e protestave që pritet të mbahen me qëllim largimin e Edi Ramës.

Në një zë të krerët e partive të opozitës, Basha bënë thirrje për largimin e Ramës duke hedhur akuza ndaj tij dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Të rinj të LSI-së me pankarta në duar thërrasin "Rama ik!", ndërsa në anën tjetër protestuesit e PD-së mbajne pankarta ne duar po kundër qeverisë, duke sjell edhe një rivalitet brenda protestuesve opozitar. 

Kryefjala e kësaj proteste ishte kryeministri Rama duke kërkuar edhe largimin e tij. Gjatë fjalës së tyre ata iu drejtuan Ramës se është zhytur në zullumet e keqqeverisjes dhe nuk ka Ambasador që ta shpëtojë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy