Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmitarja dhe kamerat hedhin dritë mbi ngjarjen

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmitarja dhe kamerat hedhin dritë mbi ngjarjen

Vdekja me shumë enigma e e 16-vjeçares shqiptare në Greqi vijon të jetë një çështje e nxehtë në shtetin fqinj. Kjo për shkak se detaje të reja kanë dal në pak lidhur me Marian, e cila mendohet se ka patur një lidhje me një polic 26-vjeçar në Greqi.

Autopsia tregoi se 16-vjeçarja ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga një vend i lartë, por ndryshe mendojnë prindërit të cilët thonë se ajo është vrarë. Trupi i Marias u gjetë në oborrin e një kishe në Trikala pak orë pasi ajo të ishte shpallur e zhdukur. Në momentin kur është gjetur trupi, sipas mediave greke, ka paur lëndime të shumta në fytyrë.

Një dëshmi e zbardhur së fundmi nga një grua, e cila pretendon se ka parë Marian pak orë para se të vdiste, thotë: “Unë pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe mendoj se ishte duke qarë teksa dukej turbullt pamja nga kozmetika. Ai ishte me nxitim sikur donte të largohej diku, ndërsa ajo po përpiqej të vishte pantoflat e saj."

Policia ka vërejtur kamerat e sigurisë për të dalluar lëvizjet e 16-vjeçares. 4 kamera nga rrugët kryesore të Trikalas tregojnë vajzën duke ecur vetëm në qytet. Gjithashtu në kamera është regjistruar dhe polici me të cilin ishte në takim duke e lënë atë në shtëpinë e saj në orën 3.15 të mëngjesit dhe më pas vajza është parë duke folur në celularin e tij menjëherë pas  ndarjes me të.

Në deklarëtën e tyre prindërit e vajzës janë shprehur se nuk ishin në dijeni të lidhjes së saj me policin dhe se kishte shkuar për të takuar atë. Sipas informacioneve, Maria 16-vjeçare kishte njohur oficerin e policisë 26-vjeçar përmes Instagramit dhe ata e kishin lënë për t'u takuar të martën e kaluar. Atë natë doli nga shtëpia vonë natën për ta takuar dhe nuk u kthye më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy