
Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Rusi, për të marrë pjesë në një forum global që mbahet në Rusi.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili vizitoi Pyongyang javën e kaluar, i dha liderit komunist një ftesë nga shefi i Kremlinit për të vizituar Rusinë gjatë Forumit të saj Ekonomik Lindor, në Vladivostok në shtator.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Dmitry Peskov i tha gazetarëve në Moskë, se Presidenti Putin ja kishte çuar ftesën Kim Jong-Unit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë vizitës së këtij të fundit në Phenian javën e kaluar.
Zëdhënësi rus tha se Putin e kishte ftuar udhëheqësin koreanoverior të merrte pjesë në Forumin Ekonomik të vendeve të Lindjes së Largët, që është në plan të mbahet në qytetin port Vladivostok në muajin shtator.
Lajmi vjen pas raporteve që Kim kishte hequr tre zyrtarë të lartë ushtarakë nga postet e tyre përpara takimit të tij të planifikuar me Presidentin e SHBA Donald Trump në qershor.
Kim ka ndryshuar krejtësisht tonin e tij ndaj SHBA, të cilën ai kërcënoi të shkatërronte me një sërë sulmesh raketash vitin e kaluar.
Ndërkohë Trump ka premtuar të "transformojë" shtetin verior pas një takimi me njeriun e djathtë të diktatorit, Kim Yong Choi.



