Drejtësia e shtetit brazilian Pernambuco ka urdhëruar ndalimin e këngëtarit Gusttavo Lima.
Lajmi është publikuar nga Folha di S.Paolo.
Arrestimi i artistit Nivaldo Batista Lima, i cili arriti sukses botëror në vitin 2012 me këngën “Balada”, u vendos në kuadër të operacionit policor Integrazione, i cili heton një organizatë të dyshuar kriminale që vepron në lojërat e paligjshme të fatit dhe pastrim parash.
Lima akuzohet se ka trafikuar jashtë vendit dy persona të kërkuar. Gjykatësi urdhëroi edhe sekuestrimin e pasaportës së artistit dhe ngrirjen e llogarive të tij bankare.
Në vendimin e tij për arrestimin e Limës, gjyqtari pranoi kërkesën e policisë civile të Pernambuco-s dhe hodhi poshtë argumentet e Prokurorisë që kishte kërkuar masa alternative të sigurimit.
Në një nga fragmentet e dispozitës flitet për “bashkëpunim të fshehtë” të artistit 35-vjeçar “me të arratisurit” dhe nënvizohet “mungesa shqetësuese e konsideratës ndaj drejtësisë”.
Dokumenti shpjegon se këngëtari shkoi në Greqi për të festuar ditëlindjen me një avion privat, në shoqërinë e të kërkuarit Jose Andre da Rocha Neto, pronar i shtëpisë së basteve VaideBet dhe gruas së tij Aislla Rocha, e cila më pas mbeti jashtë vendit.



