
Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë.
Parashikohet që mesdita të sjelli intervale me kthjellime për të ri-kthyer sërish rrebeshet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës.
Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së shtunës.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Europën Veriore, qendrore dhe atë perëndimore.
Ndërsa vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkurtra ere do ketë Europa Lindore dhe Juglindore.



