
Çdo ditë e më shumë po bëhet më e qarë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do t’i çelen negociatat në këtë qershor. Këtë e ka konfirmuar paraprakisht presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, gjatë një takimi të zhvilluar me Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas Tusk, në dy vitet e fundit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë atë që u është kërkuar, po pavarësisht kësaj, nuk ka konsensus mes vendeve të BE-së.
Ndërkohë, po sot, Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapjen e negociatave. Por për Maqedoninë e Veriut, rekomandimi është pozitiv.
Sipas parlamentit holandez, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në këto kushte, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës konsiderojnë që Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura dhe i bëjnë thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.



