Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Të paktën nëntë persona kanë vdekur në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 8 prej të cilëve në  Kentaki, pasi ky shtet është përfshirë nga shirat e dendur që kanë shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse.

Numri i viktimave u konfirmua nga guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.

Shumica e viktimave u gjendën të ngecur në automjetin e tyre.

"Ne besojmë se ky numër vdekjesh do të rritet", paralajmëroi guvernatori.

Më shumë se 1000 njerëz u shpëtuan pas  katastrofës natyrore në Kentaki, ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Një person ka vdekur në Atlanta për shkak të motit të keq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy