
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xelal Sveçla tha se lidhja e afërt Serbi-Rusi cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ai u shpreh se Moska s’mund ta pranojë kurrë një Evropë të qetë, sikurse Beogadi s’mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Deklaratat e tij u bënë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”.
Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si Ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”.



