Shtetet e Bashkuara regjistruan dje 229,386 raste të reja me Covid dhe 3,769 viktima si pasojë e infektimit me virusin.
Universitetit Johns Hopkins raporton se numri i përgjithshëm i infeksioneve në SHBA që prej fillimit të pandemisë është aktualisht në 23,313,103, duke përfshirë 388,692 vdekje.
Deri më tani, sipas organit qeveritar që merret me shëndetin publik në vend (CDC), janë shpërndarë të pakën 30,628,175 doza të vaksinave në të gjithë vendin dhe të paktën 11,148,991 doza janë administruar.



