Gazetari Xhevair Zhabina, deklaron se ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj me mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes për gjykim rëndojnë të gjitha akzuat që mund të ketë një zyrtar i këtij vendi.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Gentian Sula, është biznesmeni kryesor që sipas Prokurorisë zoti Veliaj ka patur dhe marrëdhënie korruptive, pasi vilën që ka në zonën e Qerretit është e ndërtuar nga “Agikons” kompania e Gentian Sulës dhe dyshohet se kjo vilë i është dhënë kryebashkiakut në favor të tenderave dhe koncensoneve që i janë dhënë nga Bashkia Tiranë.
Në këtë drejtim shtoi se Sula, ka bërë të mundur që skema të funksionojë ai financonte organizatat dhe OJF-të që kontrolloheshin nga Ajola Xoxa në formën e donacioneve dhe më pas ai merrte përfitime nga bashkia Tiranë, leje, tendera të ndryshme.
Zhabina deklaroi se e njëjta skemë është përdorur nga biznesmenët Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha apo Sokol Kryeziu. Të gjithë kanë përdorur thuajse këtë skemë, për të pastruar paratë që vinin si produkt i korrupsionit nga Bashkia Tiranë.
Ai veçoi se Shkëlqim Fusha ka përfituar tendera nga Bashkia Tiranë, për pastrimin e qytetit ku ka pasur edhe fitimin më të madh dhe më pas, në nga shifrat është 26 milionë lekë të vjetra që kanë kaluar drejt shoqatave të Ajola Xoxës, ky është vetëm një rast.
Tashmë gjykata e ka në dorë këtë dosje, ndoshta nga më të rëndësishmet që mund të ketë SPAK për shkak edhe të nivelit politik që ka zoti Veliaj, i cili ka qëndruar për 11 vite në krye të Bashkisë Tiranë.
Por duke patur parasysh mënyrën si është ndërtuar akuza, kam përshtypjen se zoti Veliaj ka dalë i fituar nga koj akuzë, se Apeli i GJKKO i ka kërkuar SPAK, që Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule të hetohen si një grup i strukturuar kriminal, krijohen kushtet e bashkëpunimit për një kohë të caktuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar para të cilat vinin nga pushteti politik i Erion Veliaj.
SPAK thotë se gjithë kjo skemë ka funksionuar për shkak të pushtetit të Veliaj. Skema Elman Abule, bashkëshortja e Elman Abules dhe Ajola Xoxa.
Gentian Sula, është biznesmeni kryesor që sipas Prokurorisë, zoti Veliaj ka patur dhe marrëdhënie korruptive, pasi vilën që ka në zonën e Qerretit është e ndërtuar nga “Agikons” kompania e Gentian Sulës dhe dyshohet se kjo vilë i është dhënë zotit Veliaj në favor të tenderave dhe koncensioneve që i janë dhënë nga Bashkia Tiranë.
Mendohet një marrëdhënie e gjatë konstante që kur zoti Veliaj ka qenë në krye të bashkisë, apo edhe më herët sipas SPAK që kur zoti Veliaj, por prokuroria e nis dhe më herët që kur ka qenë ministër i Mirëqenies Sociale.
Zoti Gentian Sula, sipas SPAK ka bërë të mundur që skema të funksionojë ai financonte organizatat dhe OJF-të që kontrolloheshin nga Ajola Xoxa në formën e donacioneve dhe më pas ai merrte përfitime nga bashkia Tiranë, leje, tendera të ndryshme.
E njëjta skemë është përdorur nga Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha apo Sokol Kryeziu.
Të gjithë kanë përdorur thuajse këtë skemë, për të pasturar paratë që vinin si produkt i korrupsuionit nga Bashkia Tiranë.
Biznesmeni Fatmir Bektashi flet për një leje që duhej merrej në Tiranë dhe duhej bërë një udhëtim në Dubai dhe ky udhëtim duhet të financohej nga ai dhe zoti Bektashi është habitur kur SPAK e ka zbuluar dhe ka shprehur habi që edhe këtë gjë e keni zbuluar.
Kjo tregon se nëse nuk je afër kryetarit të bashkisë ti e ke të pamundur të përfitosh nga të mirat që vijnë nga bashkia Tiranë, tendera jepeshin nga Bashkia Tiranë në drejtim të tyre dhe këta kanalizonin shuma të konsiderueshme parash drejt OJF-ve të Ajola Xoxës.
Kam pikëpyetje për kompanitë dhe tenderat publikë. Biznesmenë që kanë korruptuar zyrtarë publikë a do lejohen më të marrin pjesë në tendera publikë kryesisht në bashkinë Tiranë?
Duke pasur parasysh mënyrën si është ndërtuar gjithë dosja, këta biznesmenë do e kenë të vështirë të shpëtojnë nga akuza e ngritura, në mos do rëndohen më shumë.
Zoti Fusha ka përfituar tendera nga Bashkia Tiranë, për pastrimin e qytetit ku ka pasur edhe fitimin më të madh dhe më pas, në nga shifrat është 26 milionë lekë të vjetra që kanë kaluar drejt shoqatave të Ajola Xoxës, ky është vetëm një rast.
Elman Abule është personi i besuar i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës që ka ngritur një rrjet kompanish që shërbejnë për fatura fiktive, se këto kompani dhe OJF nuk bëjnë asnjë punë, veçse i shërbejnë këtyre bizneseve për të çuar para te Ajola Xoxa.
Në takimin e fundit të korrikut me kreun e SPAK, zoti Dumani u përgjigj se kishte një fraksion tjetër të dosjes.
Deri në këtë fazë SPAK ka arritur të faktojë akuzat e zotit Veliaj, por ka dyshime që edhe persona të tjerë janë përfshirë në këtë veprimtari dhe hap një fraksion tjetër. Sipas Dumanit ka fakte të reja që nuk janë futur në dosjen penale.
Dhe një nga personat që ne na ka bërë çudi pasi nuk është në akuzë, është Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë Tiranë, i cili pak kohë më parë ishte dhe në bashkinë Tiranë, ku qëndroi gjashtë orë aty. Veprime hetimore për të dhe kompaninë që ai drejton janë duke u kryer. Këta biznesmenë akuzohen për korrupsion aktiv, kanë dhënë para.
Mbetet për tu parë nëse këta biznesmenë do të mbeten në qeli, por nëse do të ishte një shtet normal, kam përshtypjen se këta persona do të mbanin përgjegjësi, se janë ndër bizensmenët më të rëndësishëm në Tiranë, kanë një lloj përgjegjësie penale për atë që ka ndodhur. Po a janë ata personat që kanë qenë në krye të skemës, kjo ha diskutim tjetër.



