Macron i hap rrugën referendumit për emigracionin

Macron i hap rrugën referendumit për emigracionin

Presidenti francez Emmanuel Macron do t’u paraqesë së shpejti liderëve të partive politike franceze një propozim për të thjeshtuar kushtet për një referendum, i cili ka në fokus çështjen shumë të ndjeshme të emigracionit për Francën.

Në një letër drejtuar liderëve politikë, Emmanuel Macron përmbledh përmbajtjen e bisedimeve që pati me ta gjatë takimit të 30 gushtit për tejkalimin e ndarjeve dhe ngërçeve që vijnë nga mungesa e një shumice absolute qeverisëse në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Një nga temat e diskutuara ishte apeli për referendum. Emmanuel Macron njofton paraqitjen e një propozimi “në javët e ardhshme” për të zgjeruar hapësirën e këtij mjeti, i cili mund të përdoret për çështjen e emigracionit pas reformës kushtetuese.

Në letrën e tij prej gjashtë faqesh, Presidenti francez pranon se çështja e emigracionit është objekt i mosmarrëveshjeve të njohura, por nuk mund të anashkalohet.

Projektligji i emigracionit do të diskutohet në Parlament në vjeshtë dhe më pas emigracioni mund të jetë potencialisht subjekt i një referendumi nëse ka marrëveshje për reformën kushtetuese për të ndryshuar rregulloret përkatëse.

Integrimi i të huajve duhet të trajtohet edhe në dy drejtime, strehimi dhe politika e shpërndarjes së të ardhurve në të gjithë territorin francez, thotë presidenti francez në letrën e tij.

Në një intervistë për revistën Le Point, Emmanuel Macron përsërit se ai kërkon një “ulje të ndjeshme të emigracionit”.

Si në të gjitha vendet europiane, çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme për Francën, ku emigrantët përbëjnë 10% të popullsisë (35% e të cilëve kanë nënshtetësi franceze), sipas shifrave zyrtare, dhe ku janë votuar më shumë se njëzet ligje për emigracionin në 40 vitet e fundit.

Në letrën e tij drejtuar liderëve politikë, Emmanuel Macron konfirmon edhe “konferencën sociale” të tetorit me partnerët socialë, kushtuar pagave nën pagën minimale dhe siguron se brenda shtatorit do t’u prezantohet forcave politike udhërrëfyesi për planifikimin ekologjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy