
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Sali Berishën, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”.
KQZ ka njoftuar se në kërkesën e dërguar, në koalicion përfshihet dhe Partia Demokristiane.
Kërkesa e LSI-së:
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Rruga “Ibrahim Rrugova, Nr. 4 Tirane. Lënda: Kërkesë per regjistrimin ne KQZ te koalicionit zgjedhor.
Mbështetur në nenin 65 e vijues te Ligjit Nr 10019 date 29 12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperisë”. ndryshuar, PARTIA “LEVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM”, si parti udhëheqese e koalicionit, kerkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, te dates 6 Mars 2022.
Emri i koalicionit eshte: “Shtëpia e Lirisë”
(LSI-PD Komisioni i Përkohshem Rithemelimit-PDK)
Shkronjat nistore te Koalicionit do të jene: “SH-L”
Sipas marrëveshjes, drejtuese politike e Koalicionit është “Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.



