Meteorologia Gjoni: Javë me reshje dhe temperatura të ulëta. Rikthim i dëborës në zonat malore (VIDEO)

Meteorologia Gjoni: Javë me reshje dhe temperatura të ulëta. Rikthim i dëborës në zonat malore (VIDEO)

Java që hymë do të karakterizohet me një mot të ftohtë dhe ulje temperaturash deri në -3 °C në zonat malore.

Ky është parashikimi i meteorologes së IGJEUM, Anira Gjoni, për “MCN live”.

Ajo thotë se dita e premte do të marrë kthesë në fillimin e ngritjes së temperaturave,.

Këtë javë presim që të kemi një ndryshim të plotë të tablosë, sa i përket reshjeve ashtu edhe temperaturave.

Do të jetë një javë e ftohte me temperatura të ulëta dhe nën ndikimin e reshjeve të shiu dhe të dëborës, kryesisht në zonat malore, kjo ditën e martë.

Temperaturat minimale për ditën e  nesërme presim që të zbresin në bregdet 7 °C dhe maksimale 11, ne zonat e ulëta, 5°C minimalja dhe max. 10, në zonat malore temperaturat presim të shënojnë -3°C dhe maksimalet deri në 0°C.

Për ditën e  mërkurë do të kemi një rënie të vlerave minimale serish, prej 2 apo 3 °C pothuajse në tërë territorin, kurse dita e premte do të jetë ajo që do të bëj kthesën dhe do të sjell rritjen e temperaturave.

Metereologia Gjoni, thotë se dëbora në formën e shiut do të rikthehet në zonat malore.

Do të kemi reshje të dobëta në tërë territorin, sot dhe nesër.

Reshjet në zonat malore, veri dhe juglindje te vendit, përgjatë natës së sotme dhe mëngjesi i së nesërmes do të jene të kombinuara në formën e borës dhe të shiut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy