Pasi eksperimentuan të parë reduktimin e orëve të punës në ditë në vetëm 6 të tilla, suedezët kanë një tjetër propozim. Një antër i këshillit bashkiak në qytetin Övertorneå ka propozuar që punëonjësit të marrin një orë pushim të paguar për të bërë seks. Lajmi është publikuar në gazetën suedeze “The Local”.
Këshilltari Per-Erik Musko ka dy argumente kryesore për propozimin e tij. Seksi është provuar se ka efekte pozitive psikologjike dhe emocionale, çka mund të ndikojë për mirë në performancën e punonjësve në punë dhe e dyta: kjo “seancë” seksi shihet si një mënyrë për të luftuar rënien e numrit të popullsisë, për shkak të linjdeve të pakta.
“Me këtë mënyrë mund të nxisim lindjet. Por seksi është edhe një ushtrim i shkëlqyer dhe me efekte të provuara pozitive në shëndetin e njerëzve. Pra, me një gur vrasim dy zogj”, ka thënë ideatori i kësaj nisme.
Praktikisht, kjo ide nuk është shumë e vështirë për t’u vënë në zbatim. Sipërmarrësit suedezë kanë aplikuar prej kohësh një orë pushim të paguar për punonjësit që bëjnë fitness. Sipas Muskos, punonjësit shumë mirë mund ta përdorin këtë kohë për seks.



