Makina përplaset me kangjellat e ambasadës ruse në Rumani, një i vdekur

Makina përplaset me kangjellat e ambasadës ruse në Rumani, një i vdekur

Një makinë u përplas me kangjellat e ambasadës ruse në Bukuresht të Rumanisë.

Një fakt i tillë konfirmohet nga policia e Bukureshtit me anë të një deklarate, ku bëhet e ditur se ngjarja u shënua rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, ku makina mori flakë, ndërsa drejtuesi i saj humbi jetën.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet makina në flakë, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit, por pa mundur të shpëtojnë dot drejtuesin e mjetit.

Autoritetet e Bukureshtit nuk përjashtojnë mundësinë se gjithë ajo që ka ndodhur mund të jetë “një akt i qëllimshëm”, ndërkohë që deri më tani nuk përjashtohet asnjë hipotezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy