Foto / Jennifer Lopez tradhtohet nga i dashuri

Foto / Jennifer Lopez tradhtohet nga i dashuri

Edhe për Jennifer Lopez e konsideruar si femra më seksi në planet, ka tradhti. I dashuri i saj, ish lojtari i bejsbollit Alex Rodriguez, e tradhton prej kohësh me një femër që ka njohur në palestër.

Këtë fakt e ka treguar në një intervistë të detajuar për revistën “National Enquirer”, pikërisht Lauren Hunter, e cila pretendon lidhje me Alex.

“Bëjmë seks maratonë prej 12 orësh”, thotë ajo. 34- vjeçarja detajon më tej se ajo dhe Alex janë njohur në vitin 2011 dhe që nga ai moment janë përfshirë nga pasioni.

As në vitin 2014 kur Rodriguez u lidh me Lopez, nuk u shkëputën.

“Në shtrat me JLo, ai mendon për mua. I pëlqen që të vesh taka të larta dhe të brendshme seksi. Por seksi mes nesh është i egër. Është shumë i zoti në shtrat. Kemi bërë dhe orgji. Ai pëlqen që të më shohë teksa kënaqem më shumë se sa të kënaqet vetë. Dëshiron që t’i flasë për partnerët e mi dhe nëse kam qenë në shtrat me një femër. Eksitohet kur është xheloz”, shton më tej ajo.

Hunter pretendon se në 10 maj i ka shkruar në FaceTime, duke i thënë se i mungon.

Në vijim tregon përgjigjet, “Aty më do? Të lagur? Dhe ai m’u përgjigj ‘Po, gjithmonë’”

Lauren publikoi edhe mesazhe që sipas saj janë shkëmbyer në muajin maj mes saj dhe Alex, por ai mohon gjithçka, duke thënë se lidhja me Hunter ka përfunduar përpara se të lidhje me Jennifer. Por ai pretendon se që nga ai moment kanë nisur shantazhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy