Policia jep detaje për ngjarjen në QSUT, ja kush është pacienti që ra nga dritarja

Policia jep detaje për ngjarjen në QSUT, ja kush është pacienti që ra nga dritarja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së regjistruar në QSUT mëngjesin e sotëm, ku një person ra nga kati i katërt.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:35, në ambientet e QSUT-së, te godina e 6-katëshit, te pavioni i Gastrologjisë, në kat të katërt, ku nga parvazi i ballkonit të këtij pavionni, ka rënë pacienti P. Sh., 53 vjeç, i ardhur nga qyteti i Durrësit.

Personi në fjalë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy