“Lulëkuqja”, filmi i parë i animuar shqiptar, i ndaluar nga sistemi (VIDEO)

“Lulëkuqja”, filmi i parë i animuar shqiptar, i ndaluar nga sistemi (VIDEO)

 

“Zana dhe Miri” një prodhim shqiptar i vitit 1975 njihet zyrtarisht si filmi i parë i animuar shqiptar. Por, përtej kësaj paraqitjeje zyrtare duket se historia e filmit të animuar shqiptar ka edhe një histori tjetër të pashkruar.

Thonë por nuk e di sa është e vërtetuar që është një film tjetër para tyre, që është Kallëza, që është Enver Parako, por që për efekte biografie ai nuk përmendet. Këtë e kam me të dëgjuar nga Tonin Vuksani, i cili thotë se filmi i parë është “Kallëza e grurit”. Ai film çuditërisht, jam interesuar dhe e kam parë në arkiv, nuk ka titra”, thotë regjisori Artan Maku.

Ndërkohë, përpara “Kallëzës së grurit” një tjetër artist kishte krijuar të parin film të animuar gjatë vitit 1972.

Kam dëgjuar edhe një histori tjetër që thuhet. Një koleg ynë i vjetër Mithat Fagu ka bërë një provë për filmin e animuar para këtyre viteve”, thotë regjisori Stefan Taçi.  

Siç vetë artisti Mithat Fagu është shprehur, ai ka punuar për filmin “Lulëkuqja” i vetëm, gjatë vitit 1972 dhe 1973.

Bëhet fjalë për filmin tim të parë, që kam punuar i vetëm gjatë vitit 1972 e ‘73, në shtëpi dhe që është shfaqur për herë të parë në mënyrë “ilegale” në shtator të vitit 1973, ku më pas u dënova me internim....”, është shprehur Fagu kohë më parë, në një komunikim me punonjës të Arkivit të Shtetit, ndërsa vëren se në këtë mënyrë, arkivi nuk ka mundësi që të ketë kopje të filmit, ndërsa vizatimet dhe kopjen e parë (dhe të vetme) të filmit në 16 mm e posedon vetëm ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy