Atentat në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur

Atentat në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur

Një vrasje me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, ku janë qëlluar dy persona.

Për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri është plagosur.

Viktima është 31-vjeçari Fatos Ferracaku dhe ndërsa është plagosur Fatmir Mehaj.

Sipas të dhënave të para, 31-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në kokë, gjoks e këmbë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat  e goditën në pjesën e legenit dhe kofshë.

Dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë dy. Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motor, i cili është gjetur i djegur në zonën e Livadhës. 

Viktima është i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u vra në zonën e Livadhit në Shkodër më 1 shtator. 

Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin e rëndë.

Në qytet janë ngritur postblloqe më kapjen e personave të dyshuar apo me armë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy