
Një politikan dhe milioner rus ka rrëfyer se ka qëlluar pa dashje një njeri pasi mendoi se ishte ari.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, Igor Redkin u dënua me dy muaj arrest shtëpie pasi qëlloi aksidentalisht një burrë pranë fshatit Ozernovsky, në rrethin Ust-Bolsheretsky.
Incidenti ndodhi më 2 gusht dhe burri ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Redkin është anëtar i “Rusisë së Bashkuar”, e cila është në pushtet.
Duke folur më 10 gusht, Redkin u tha zyrtarëve se po gjuante në përpjekje për të trembur një ari, por në vend të tij qëlloi një burrë.
Redkin do të qëndrojë në arrest shtëpie deri më 6 tetor.



