
Ministria e Drejtësisë nuk është dakord me draftin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për riorganizimin e Gjykatave. Ky dikaster kërkon hartën e re të shpërndarjes së Gjykatave, propozim që mbështetet edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ilda Dushi, thotë se duhet të qartësohet, mënyra se si do të funksionojë një Gjykatë e vetme Apeli.



