
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi bën me dije se me propozim të kryeministrit Edi Rama, 32-vjeçarit Arjan Sala pritet që ti jepet statusi “Dëshmor i Atdheut”.
Koçi shkruan se pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.
“Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” me porosi të Kryeministrit në gatishmëri për ti dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.
Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë”, shkruhet në njoftim.
Sjellim në vëmendje që 32-vjeçari, humbi jetën mes flakëve pasi shpëtoi mbi 20 persona në një qendër tregtare në kryeqytet.



