
Sot kubanezët po votojnë në një referendum historik për të vendosur nëse do të legalizojnë martesat të njëjtit seks.
Më shumë se tetë milionë kubanë mbi moshën 16 vjeç janë të ftuar të votojnë "po" ose "jo" në kontekstin e krizës më të rëndë ekonomike të vendit në 30 vitet e fundit. Ekspertët thonë se referendumi mund të kthehet në një mundësi për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Sipas qeverisë Kubane, kodi i familjes prej 100 faqesh ofron mbrojtje më të madhe për gratë, fëmijët dhe të moshuarit, si dhe lejon çiftet LGBTQ të martohen dhe të birësojnë fëmijë.
Anëtarët e komunitetit LGBTQ në Kubë kanë pritur me dekada për këtë moment.
Por disa gjithashtu kanë frikë nga një reagim i ashpër nëse kodi kalon.



