Mbërrijnë sot në Shqipëri 12.870 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë sot në Shqipëri 12.870 doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar këtë të hënë procesin e vaksinimit në Qendrën e re Shëndetësore në Synej të Kavajës.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tregoi se kjo qendër është pjesë e 300 qendrave shëndetësore që janë rehabilituar deri më tani në të gjithë territorin e vendit.

Ajo theksoi se procesi i rehabilitimit do të vijojë, derisa edhe në qendrat shëndetësore në zonat e thella, të kemi kushte të standardeve moderne.

Sakaq, ministrja njoftoi se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

Kjo qendër është qendër model, ashtu sikurse janë 300 qendrat shëndetësore të ndërtuara deri më tani. Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore.

Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri më tani. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira, presim doza të vaksinës Pfizer. Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy