Zgjedhjet në Kosovë, PDK pranon humbjen. Veseli: Jemi në opozitë
PDK pranon humbjen në zgjedhje, ndërsa vijon numërimi i votave. Kadri Veseli ka pranuar humbjen e partisë së tij, duke shtuar se do të vijojë t'i shërbejë vendit në opozitë.
"Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituan. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë ti shërbejmë kombit dhe shtetit. Fushata për mua ka qenë shumë e veçantë, u jam falënderues e mirënjohës mijëra njerëzve që km takuar këto jave”, deklaroi Veseli.
Ndërkohë, me më shumë se 77% të votave të numëruara, rezultatet flasin për përparësi të Vetëvendosjes, që kryeson me 26.10%, e pasuar nga LDK me 25.21%, PDK me 21.17%, AAK- PSD 11.63%, Lista Serbe ka marrë 5.84% të votuesve, kryesisht në veriun e Mitrovicës.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.