Si u arrestua Flodian Plaku në Vlorë, iu gjetën 25 mijë euro me vete/ Pranga dhe 3 personave që e ndihmonin të fshihej

Si u arrestua Flodian Plaku në Vlorë, iu gjetën 25 mijë euro me vete/ Pranga dhe 3 personave që e ndihmonin të fshihej

Policia e Vlorës në një konferencë të posaçme për mediat dha detaje lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e Flodian Plakut një ditë më parë, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Krahas tij u arrestuan dhe tre persona të cilët e ndihmonin që të fshihej.

Gjatë operacionit të koduar “Eterna”, me qëllim kapjen e një personi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin, u ndalua në zonën e Orikumit i dyshuari.

-Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

I ndaluari akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15 mars 2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

-Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;

-25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;

-7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues në Vlorë, A. D, 31 vjeç banues në Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy