
Erzeni është kthyer në makthin e Tiranës. Ashtu si në ndeshjen e parë, shijakasit triumfuan minimalisht ndaj bardhebluve.
Ndeshja nisi me Tiranën më kërkuese, që iu afrua golit në disa raste, ku më i pastri ishte me Hasanin, gjuajtja e të cilit u ndal nga shtylla.
Në minutën e 36-të, ishte Redon Mihana, i cili pas një krosimi të marrë, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Erzenit.
Pavarësisht rasteve të shumta, portieri Hasanbelli ishte i pakalueshëm, duke e mbajtur portën të paprekur.
Në fund, ishte Erzeni që festoi fitoren, e cila i ngjit në vendin e gjashtë me 16 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e tretë me 21 pikë.



