
Çdo ditë policia raporton raste, të mbjelljes së kanabisit në parcela, pyje, prona private dhe shtetërore. Por si operojnë grupet e të rinjve që merren me tregtinë e hashashit? Një prej tyre tregon për MCN se në 5 vitet e fundit shqiptarët kanë nisur të konsumojnë në masë marjuanën, ndërsa pjesa e pasur dhe ata vip konsumojnë rregullisht hashashin e llambave. Gjithçka, sipas tij, kryhet në bashkëpunim me njerëz të policisë dhe shtetit.



