
Diplomati Jorgji Kote foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me vizitën e ish-Presidentëve të Shqipërisë në Hagë, duke i cilësuar si takime njerëzore dhe me nuanca politike ato me ish-krerët e UÇK.
Kote e konsideroi irrelevante faktin që Rama ngriti çështjen e akuzave për trafik organesh në OKB, pasi ajo është një çështje që duhet të trajtohet në Këshillin e Evropës.
Është një vizitë solidare, humanitare, njerëzore. Shkojnë tre ish-President që kanë bashkëpunuar gjatë konfliktit në Kosovë me Thaçin. Ka edhe një nuancë politike, sepse kemi të bëjmë me tre ish-Presidentë, ish-Kryeministrin Majko, Pacollin, që kanë pasur bashkëpunim të ngushtë me Thaçin, Veselin, Krasniqin. Është diçka njerëzore me nuancë politike. Sa i takon anës juridike nuk do ketë asnjë efekt, sepse gjykata është e pavarur dhe s’do t’ia dijë për asnjë lloj ndërhyrje. Pala jonë ka dorëzuar një draft-rezolutë që kërkon të rishikohet rezoluta e Këshillit të Evropës, që kërkonte hetimin për krime lufte dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Rama foli edhe në OKB. Unë s’jam dakord dhe më duket irrelevante të ngrihet në OKB, pasi duhet të trajtohet në Këshillin e Evropës. Nuk ishte nevoja të ngrihej atje, qoftë edhe në Bruksel ku e ngriti Rama në qershor. Unë për vetë, ne si shqiptar jemi kundër këtij raporti, por flasim për Këshillin e Evopës. Unë besoj që do hiqet ajo pjesa e trafikimit të qenies së njerëzore. Por Thaçi dhe personat e tjerë nuk janë akuzuar për trafikun e qenieve njerëzore. Ne çfarë bëjmë tani, përhapim namin për një gjë që nuk është faktuar dhe Gjykata e Hagës dhe nuk e ka objekt hetimi”.
Lidhur me Serbinë, Kote thotë se SHBA dhe BE i ka kërkuar me ngulm Vuçiçit që të përcaktojë ku do ushqehet, në “grazhdin” e Perëndimit apo Moskës.
Serbisë i kërkohet më ne ngul nga SHBA dhe BE që të përcaktojë ku do ushqehet, në cilin ‘grazhd’. Me Amerikën dhe Evropën apo Rusinë. Nuk mban më ujë pilafi! Vuçiç nuk bën dy hapa mbrapa, por bën shumë hapa prapa. Marrëveshja e 27 shtatorit ishte një sfidë e madhe për SHBA-të dhe Perëndimin. Kur ti je i vetmi vend që nuk vendos sanksione, ti njofton që nuk do bësh as një hapa përpara. Nuk pritet gjë tjetër, veçse të instuticionalizojë qëndrimin e Serbisë, që jam i lidhur me Rusinë. Do vazhdoj me kursin e vet anti-amerikan dhe anti-evropian, ditën pro tyre dhe natën me vepra kundër tyre dhe pro Rusisë. Liberalizimi i vizave me Kosovën do të behet, sepse Kosova ia ka plotësuar kushtet. Edhe vendet skeptike si Franca dhe Holanda tashmë janë të bindura”.



