
Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para armatosjes së Serbisë. Në një lidhje me Skype nga Uashingtoni, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, i cili po merr pjesë në disa takime në Kongresin Amerikan thotë se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e konfliktit Rusi-Ukrainë janë në qendër të diskutimeve. Një ditë më parë, Serbia priti sistemin raketor kinez për të cilin ka rënë dakord në vitin 2019, ndërkohë që shpenzimet ushtarake janë rritur në 3% të buxhetit, zhvillime këto që sipas Mediut nuk duhen lënë jashtë vëmendjes në asnjë rast.
Çështje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e kësaj problematike. Një nga propozimet iniciativa e tre vendeve për investime që shmangin influencën ruse dhe kineze. U fol për mundësitë që kanë SHBA për të garantuar pavarësinë e Europës.
Situata në Ballkan kërkon analizë të thellë. Qeveria shqiptare duhet ta shikojë në një këndvështrim preokupues këtë që po ndodh. Gjërat në raport me sigurinë ne nganjëherë i marrim të mirëqena. Kërkohet analizë e thellë, për të arritur në një kuptim dhe gjykim të përbashkët.
Nëse ne mbyllim sytë para armatosjes së Serbisë bëjmë gabim. I vetmi shtet që e ka kapur këtë moment, është Kroacia. Ne duhet të diskutojmë me të. Të gjitha këto zhvillime duhet të jenë preokupuese.



