Zjarret në pyjet e Fanit dhe Oroshit në Mirditë/ Mëlyshi: Ka disa banesa afër vatrave të zjarrit, situata nën kontroll

Zjarret në pyjet e Fanit dhe Oroshit në Mirditë/ Mëlyshi: Ka disa banesa afër vatrave të zjarrit, situata nën kontroll

Situata e krijuar nga zjarret në Mirditë, vijon të jetë problematike prej katër ditësh.

Në një komunikim për ‘MCN lajme’, Albert Mëlyshi, kryetar i bashkisë Mirditë, tha se rreziku për fshatin Shëngjin ka kalur por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç, Njësia Administrative Fan dhe Lajthizë të Njësisë Administrative Orosh.

Sipas tij edhe pse afër zonave ka banesa të konsiderueshme, megjithatë situata mbetet nën kontroll.

Siç dihet kemi dy vatra zjarri, por po përpiqemi me të gjitha forcat ti mbajnë në kontroll. Kemi dhe zonat e banuara në fshatrat Petoc dhe Lajthize, të cilat po përpiqemi ti mbajmë nën kontroll.

Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falënderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. 

Ka shembje gurësh dhe drurësh të cilat poashtu janë me rrezik për zjarrfikësit, po përpiqemi të mbajmë hapur një kordon rrugës prej disa km, dhe ta mbajmë të kontrolluar që ti mos prej vatrat e tjera të zjarrit.

Era është në disfavorin tonë, vatra e zjarrit ka prej ditës këtu, por së bashku me forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po përpiqemi ti mbajmë nën kujdes jetë njerëzish dhe banesat.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë vatër zjarri, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) Haki Çako, tha për MCN tv, se po punohet për menaxhimin e situatës me gjithë territorin e vështirë.

Flaket e zjarrit të cilat kane kaluar prej dy ditësh në territorin e Bashkisë Mirditë kanë shkrumbuar me qindra hektarë pyje më Fan dhe Orosh, ndërsa në rrezik janë dhe zonat e banuara në fshatrat Petoc dhe Lajthize.

Angazhimi i të gjithë strukturës mbrojtëse është në maksimum, me gjithë këtë situatë emergjente të nën vere të tejzgjatur e me temperatura të larta. Janë vatra zjarri që përfshijnë bimësinë dhe zonat e mbrojtura dhe po bëjmë të pamundurën me monitorim që të sigurohen banorët dhe banesat përreth.

Me gjithë se tereni është i vështirë, i thyer, në malet e Oroshit të Mirditës, në një lartësi maksimale, ne jemi në gatishmëri të plotë në shuarjen e këtyre vatrave të zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy