Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama prezantoi nismën ‘Urat e reja për Shqipërinë 2030’ që në thelb përmban ndërtimin e disa kullave 40 katëshe e më shumë në objektet shtetërore, me qëllim përdorimin e tyre për zyra të administratës.
Lidhur me këtë Dëshira Mena, inxhiniere ndërtimi u shpreh se iniciativa është pozitive sa herë bëhet fjalë për të ndërtuar, por shqetësimi qëndron tek investimi dhe mungesa e transparencës.
Ajo tha se një ndërtesë e re duhet të ketë të gjithë mbështetjen inxhinierike në përputhje me zhvillimin. Sipas saj nuk është normale që një qytet të mbajë kulla në investim për mbi 10 vite.

Ura 20230 që kur e dëgjon tregon se Shqipëria po shfaq ambicie të mëdha infrastrukturore në zhvillimin e vendit. Në pamje të parë është iniciativë që nuk duhet të na japë një mendim negativ, pra pozitivisht do bëhen ndërtime, Tirana do ketë një pamje të re me ndërtime.
Nuk shoh të ketë diçka që të bënë të mendosh se po ecim mbrapsht, pra në termin e përgjithshëm po pretendohet se Tirana do zhvillohet. Problemi në çdo iniciativë të re është ok, do e bëjmë Tiranën si gjithë Evropa, por si do e bëjmë, sa është kjo në përshtatje me standardet, me zhvillimin e vendit. Lind pyetja kush janë banorët që do jetojnë në këto kulla dhe a janë ato në përputhje me nivelin ekonomik të tyre, këtu lindin dhe diskutimet e mëdha.
Sa i përket çështjeve teknike kanë të bëjnë me faktin se ndërtime të veprave të tilla kërkojnë strukturë inxhinierike të garantuar.
Kjo nënkupton se ndërtimi i një kulle të madhe minimalisht duhet të ketë të kontrolluar dhe garantuar të gjithë infrastrukturën inxhinierike për ujin, energjinë, gazin, dhe po them a i përgjigjet rrjeti ynë energjetik i jashtëm kësaj godine me uji, energji e me radhë.
Ne kemi hasur shpesh herë probleme gjatë projekteve të ndryshme me kulla dhe objekte të këtij niveli, ok kur ke një dy apo tre, por kur këto shtohen dhe nuk janë më me copë, por me dhjetëra atëherë në këtë pikë kemi arritur në një fazë zgjerimi dhe një studim i mirëfilltë do duhet të jetë bërë.
Por duhet të jetë dhe transparent në mënyrë që të gjithë profesionistët e interesuar të kenë informacionet e duhura për këtë gjë. Ne na mungon një transparenca në zhvillimet e fizibilitetit që janë bërë në këto zona, atëherë kur se kam unë këtë informacion po qytetarët?
E pyetur nëse ka synime të tjera pas kësaj nisme, Mena tha se dyshimet gjithmonë ekzistojnë sepse e dimë që gjërat që kanë ndodhur nuk kanë shkuar shumë në lidhje me nevojat.
Normalisht çdo iniciativë për të ndërtuar për mua është pozitive, gjithë shqetësimi ynë si qytetarë profesionistë është për mënyrën se si do bëhen këto investime, sa të garantuara janë dhe a do sjellin atë impakt që pretendohet në jetën e njerëzve.
Nuk mendoj se kanë qëllime që të jenë denigruese për shoqërinë sepse atëherë i bie që po hapin luftë për të shkatërruar jetën e qytetarëve, qëllimi është gjithmonë i mirë dhe pozitiv, por mënyra se si zgjidhet ai qëllim ka gjithmonë sfidat e veta.
Dyshimet gjithmonë ekzistojnë sepse e dimë që gjërat që kanë ndodhur nuk është se kanë vajtuar aq shumë në lidhje me nevojat. Këto kulla duhet të jenë të filtruara në sistem dhe të jenë të bazuara mbi një klimë nga profesionistët deri te përfituesit. Terreni në tregun e punës së këtyre kullave me atë që shfaqet në prezantimin e tyre nuk janë njësoj.



