May i ofron deputetëve mundësinë e votimit të një Brexit pa marrëveshje

May i ofron deputetëve mundësinë e votimit të një Brexit pa marrëveshje

Kryeministrja britanike, Theresa May, u ka premtuar ligjvënësve britanikë, se do të ketë votim për BREXIT pa marrëveshje, apo edhe për shtyrjen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, nëse ata do të kundërshtojnë planin e saj në muajin e ardhshëm.

May ka mbajtur një fjalim para Parlamentit britanik për BREXIT-in ditën e martë, ndonëse ka pasur shqetësime për ndonjë revoltim të mundshëm nga ministrat që kundërshtojnë BREXIT-in.

Kryeministrja u ka premtuar deputetëve një votim të mirëfilltë për planin e saj të BREXIT-it më 12 mars.

Por lideri Laburistëve Jeremy Corbyn akuzoi kryeministrin për një tjetër vonesë "groteske dhe të pamatur" të Brexit.

Ajo ka thënë se nëse ligjvënësit do të kundërshtojnë planin e saj, atëherë ajo do të lejojë votimin për shtyrje të BREXIT-it si dhe të atij pa pakt.

Sipas saj, një gjë e tillë nënkupton se Britania “mund të largohet pa marrëveshje nga BE-ja, vetëm nëse ka pëlqim të qartë në Parlament për një gjë të tillë”.

Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk do të dëshironte të shihte Artikullin 50 të zgjeruar, duke paralajmëruar se një gjë e tillë “nuk do ta bënte marrëveshjen më të lehtë”.
Artikulli 50 përbën dokumentin, në bazë të të cilit, blloku evropian dhe Britania kanë organizuar punimet për BREXIT.

Vendimi për BREXIT ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy