I jepet lamtumira e fundit Olenës, një nga qindra gratë luftëtare të Mariupolit

I jepet lamtumira e fundit Olenës, një nga qindra gratë luftëtare të Mariupolit

Olena Kushnir, një rreshter majore dhe mjeke e Gardës Kombëtare të Ukrainës, vdiq në Mariupol të dielën e Pashkëve. Ajo ishte një nga qindra luftëtaret gra që mbetën në ferrin e rrethimit pa u dorëzuar pavarësisht gjithçkaje.

Edhe e ndjera Olena Kushinir luftoi dhe mjekoi të plagosurit deri në fund. I trishtë është fakti se ajo kishte humbur edhe bashkëshortin në nisje të agresionit rus. Mbrojtja me guxim dhe vendosmëri e Mariupolit duket se ishte e vetmja rrugë për Olenën.

Në një bisedë me shoqen e saj para ndarjes nga jeta, Olena do të shprehej: “ Mos ndjeni keqardhje. Unë jam mjeke, luftëtare, ukrainase, bëj detyrën”.

“Janë një grusht, njëqind ushtare gra të mbetura në Mariupol pa ujë, ushqim dhe garanci për higjienën elementare dhe mbijetesën”, raporton për “Ansa” gazetarja Tetyana Danylenko. Kjo e fundit thotë se pushtuesi sillet egërisht me gratë dhe i përdor ato si trofe lufte.

Shumë prej tyre janë mjekë, që luftojnë dhe trajtojnë të plagosurit, ushtarakët dhe civilët. Ato operojnë në kushte katastrofike, duke i shndërruar strehimoret në spitale të improvizuara, ndonjëherë duke mbajtur pranë dhe fëmijët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy