Covid/ 1533 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë

Covid/ 1533 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 1533 raste të reja me Covid-19. Shifra del nga

5 404 testime të kryera. Gjatë kësaj kohe kanë ndërruar jetë 7 pacientë me Covid dhe janë shëruar 2 215 të tjerë.

Janë kryer 5,404 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë, në këto bashki:
598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 39 në Sarandë, 37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Roskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin, 5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull, Maliq, Has, 1 Mat, Finiq, Belsh.
Janë 18,068 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kuçova 68 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy