Sgarbi: Virusi ka ikur. Ndoshta është në Korsikë (VIDEO)

Sgarbi: Virusi ka ikur. Ndoshta është në Korsikë (VIDEO)

 Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, përshkruan se si ka ndryshuar jeta sociale e italianëve pas përhapjes së epidemisë së koronavirusit. Me nota ironie dhe sarkazme, tipike për të, ai thotë se njerëzit tani druhen t’i japin dorën fqinjit apo të përqafojnë tjetrin, madje edhe të bekohen ose pagëzohen në kishë. Kjo për shkak të alarmit që kanë ngritur autoritetet shëndetësore për një virus të thjeshtë.

Virusi është një grip i thjeshtë që mund të krijojë probleme për ata që kanë patologji dhe janë në moshë të avancuar. Mos i lini të tallen me ju”, thotë ai, duke i ftuar italianët të mos u besojnë shumë autoriteteve shëndetësore.   

Virusi ka ikur. Ndoshta është në Korsikë”, thotë ai, duke shtuar se ka vizituar pothuajse të gjitha zonat e prekura dhe nuk ka parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Silluni si gjithmonë. Bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është e vetmja mënyrë për t’i mundur këta kokë ... që dalin me prezervativ që duan të na bëjnë të besojmë se ka një virus, që në të vërtetë nuk ekziston”, thotë ai.

Duke iu drejtuar kryeministrit Xhuzepe Konte dhe ministrit të Shëndetësisë, Speranca, që në shqip ka kuptimin shpresë, ai thotë: "Konte, shko në shtëpi. Ti dhe Speranca, jeni të pashpresë. Dy të çmendur që duhen lidhur. Vini një prezervativ në kokë!”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy