Sipas MeteoAlb, orët e paradites sot do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar.
Në pjesën e dytë të ditës, ndërkaq do të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat Verilindore dhe në zonat Juglindore. Por zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.



