
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se është e paprecedentë thirrja e rektorit të UBT në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së për arsyen kryesore se pushtetet janë të ndara dhe duhet të jenë të tilla.
Që është e paprecedentë thirrja e një rektori të një universiteti publik apo privat, në një seancë apo mbledhje të grupit parlamentar të PS, është jo vetëm në historikun e pluralizmit shqiptar, por në botë. Nuk di ndonjë rast tjetër që një person të cilit i merren në hetim një pjesë e mirë e stafit të tij, përfshirë administratorin e universitetit, dy zëvendës rektorët dhe një grusht me pedagogë të merret pastaj si dëshmitar Rektori i është bllokuar celulari 6 muaj e fundit. Ka qenë vetë nën hetim. Pavarësisht se nuk është marrë zyrtarisht si i tillë Të bëjë mea culpa dhe të mbrojë kolegët.
Është e paprecedentë se pushtetet janë të ndara, duhet të jenë të ndara.
Më tej, Kalemaj tha se Rama është në pozitat më të dobëta të mundshme brenda PS-së dhe sa herë ai gjendet në një situatë të tillë ai rikthen ‘kuajt politik’.
Rama është në pozitat më të dobëta të mundshme brenda PS-së.
Rama jo vetëm që konfirmoi 12 kryetarët e qarqeve, përveç Ballës që e kishte konfirmuar më parë por Rama ka mundësi të konfirmojë pjesën më të madhe të deputetëve aktualë të PS-së për faktin se ndihet i rrezikuar. Sa herë që Rama është ndjerë i rrezikuar ai ka forcuar dimensioni politik të PS-së dhe ka rikthyer ata që janë kuaj politik të PS-së. Sa herë që Rama është ndjerë komod dhe i bindur që do arrijë një rezultat të thellë ka zgjedhur njerëz për të promovuar dhe janë besnik vetëm linjës së tij.



