Një bandë prej 4 grabitësisht shqiptarë dyshohet se fshihet pas një krimi makabër që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, në Boadilla del Monte të qytetit të Madridit në Spanjë.
Katër persona të maskuar hynë në shtëpinë luksoze të një 40 vjeçari me origjininë kineze me qëllimin për të grabitur çfarë të mundeshin.
Pavarësisht se grabitësit nuk kanë aktivizuar alarmin që ishte vendosur në vilën me vlerë 2 milionë euro, ata janë përballur me familjarët, konkretisht me biznesmenin 40 vjeçar.
Grabitësit e kanë goditur në kokë duke i thyer kafkën. 40 vjeçari ka vdekur pas disa orësh në spitalin e zonës. Në tentativë për të ndihmuar të atin, i biri i tij 14 vjeçar është rrahur gjithashtu barbarisht nga grabitësit. Të dy krahët e tij janë frakturuar nga grabitësit.
Në banesë ndodhej biznesmeni, e shoqja, dy fëmijët dhe punëtorja e pastrimit. Fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë thirrur policinë, por kur ajo arriti në vilë, grabitësit ishin larguar pa lënë asnjë gjurmë.



