Një grua në krye të qeverisë austriake

Një grua në krye të qeverisë austriake

Një grua do të jetë në krye të qeverisë austriake.

Presidenti Alexander Van der Bellen ka emëruar Brigitte Bierlein në postin e kancelares.

Bierlein ka mbajtur deri tani detyrën e kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo do të drejtojë qeverinë e përkohshme deri në shtator, kur mbahen zgjedhjet e parakohshme.  

Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz ra pas videoskandalit të zëvendëskryeministrit austriak, Hans Christian Strache.

Pas publikimit të videos, Strache u dorëhoq, ndërsa Kurz shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm, Herbert Kickl, i cili po ashtu vinte nga partia ultra e djathtë, FPOE.

Largimi i Kickl nga kabineti u pasua nga dorëheqja në masë e të gjithë ministrave të FPOE, që tani udhëhiqet nga ish-kandidati për president, Norbert Hofer.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy