1.2 trilionë lekë rezultojnë si kursime bankare të shqiptarëve, por sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, këto para janë të përqendruara në pak duar.
Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj thotë se vitet e fundit janë rritur ndjeshëm llogaritë që kanë më shumë se 1 mld lekë kursime.



