22 të vrarë mes tyre 3 fëmijë nga sulmet ajrore në Sumy

22 të vrarë mes tyre 3 fëmijë nga sulmet ajrore në Sumy

22 persona, përfshirë tre fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore në Sumy.

Guvernatori i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi, tha për BBC-në se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës.

Sipas informacioneve, 9 persona të një familje thuhet se janë vrarë nga sulmet e mbrëmshme, ndërsa janë shkatërruar plotësisht 6 shtëpi dhe janë dëmtuar 20.

Ndërkohë që armëpushimet e fundit janë pjesë e një sërë njoftimesh nga ministria ruse e mbrojtjes për pauzat e luftimeve në qytetet kryesore, duke përfshirë Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Mariupol ka dështuar në përpjekjet e armëpushimit gjatë ditëve të fundit, ku njerëzit kanë paketuar gjërat, janë përpjekur të largohen dhe Moska është akuzuar se ka bombarduar pikërisht rrugën nga e cila njerëzit janë përpjekur të dalin.

Evakuimi i 5 mijë njerëzve nga Sumy shihet si një përparim pozitiv, por është një vendim vërtet i vështirë për njerëzit, gjatë gjithë kohës që më shumë qytete po bien nën rrethim nga forcat ruse.

Ky është shqetësimi i krerëve ushtarakë ukrainas. Megjithatë, ata janë sfidues këtë mëngjes, duke pretenduar se përparimi rus është ngadalësuar për shkak të rezistencës me të cilën po përballet në qytetet kryesore të Ukrainës.

Kjo është arsyeja pse forcat ruse po i drejtohen bombardimeve dhe granatimeve të zonave të banuara dhe qyteteve përreth në përpjekje për të detyruar Ukrainën të nënshtrohet. Sigurisht, janë ukrainasit ata që paguajnë çmimin më të lartë në këtë luftë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy