
Paralajmërimi i krizës së energjisë elektrike, është bërë temë e debatave dhe replikave në Kuvend mes zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilat kanë sjellë edhe reaagimin e vet kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht Ahmetaj ka deklaruar se energjia elektrike ka prekur disa shtete, ndërkohë që në Shqipëri nuk është rritur çmimi i energjisë.
Ahmetaj ka paralajmëruar se pas dy ditësh, qeveria shqiptare do të prezantojë një plan që sipas tij synon të mbrojë shtresat në nevojë, sipërmarrjen e vogël dhe në të njëjtën kohë të sigurojë furnizimin e pandërprerë të energjisë.
“Deri në fund të vitit do vijnë 3 mln vaksina. Nuk jemi zoti të ndalojmë tërtmetin por përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me tone të larta. Shkojnë tek ata që ju pretendoni që ju i shani si oligarkë. Inputet bujqësore, hoqëm TVSH-në. I thonë shqiptarëve që shikoni se ju jeni varfëruar. Ndërkohë modestisht dua të përmend që kursimet e vogla janë rritur. Rriten kredia për herë të parë. Filloi kredia deri në 7 %. Nuk dua t’i referohemi statistikave, por dua të japë një shifër. Banka Botërore e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon. Sot kemi rimarrë të gjitha vendet e punës që humbën. Humbi gjithë Europa vendet e punës, por ne i rikthyem. 50 mijë vende pune u shpëtuan nga ndihma e dhënë. Nuk duhet të tallemi me shqiptarët. Një plan serioz mendohet. Energjia ka prekur gjithë botën, Britaninë, Italinë e Spanjën. Çfarë po ndodh këtu. Duroni 48 orë se do vijmë me një plan. Nuk është rozë situata, jemi larg por udhëtuam nëpërmjet greminës duke luftuar tërmetin dhe pandemisë. Mbrojtja nga çmimet globale i ka amortizatorët më të dobët. I mban çmimet të subvencionuara. Do marrim masa rregullatore që do sigurojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Kur diskutojmë, duhet të sjellim disa statistika që janë përtej nesh. Banka Botërore nxori një statistikë të rëndësishme, nga 34% në disa vite më parë, në 29%. Varfëria nuk ulet duke dalë e duke folur me intonacion populist”tha Ahmetaj.
Ndërkohë në replikë, deklaratat e Ahmetajt kanë sjellë reagimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
'Tirja e ekonomisë' e ka quajtur Lulzim Basha zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, ndërsa tha se gjatë raportimit në Kuvend mbi rritjen e çmimeve dhe ekonominë e vendit, nuk e përmendi 'taksën Rama' mbi karburantet Basha tha se kjo qeveri ka tetë vite që vjedh dhe se kjo është arsyeja e varfërisë.
“Tiret, jo të sanatoriumit, por të ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati se ky doli të dielën për t’ua zënë kafshatën e bukës në fyt atyre që e kanë akoma, ndërsa kryetari i opozitës doli pasdite me një plan. E i ra rreth e qark planit. Një gjë s’e përmendi Tirja e ekonomisë, taksën. Rama mbi karburantin të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH. 240 lekë të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë, jo thjesht atyre që blejnë karburantin, por edhe atyre që blejnë bukën e gojës, sepse edhe çmimi i bukës lidhet me çmimin e karburantit sikundër çmimi i gjithçkaje tjetër në ekonomi. Por, siç u thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjen që është arsyeja e varfërisë. 2 miliard euro, sa paketa mund të bëheshin për të ndihmuar të varfrit. Jo, janë bërë koncensione, PPP-ra. 120 milion euro që për luftën e tij personale me Beketin, tani do t’ua marr shqiptarëve. Janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma që dha gjoja për ndihmë në kohën e pandemisë. Një njeri i vetëm për shkak të luftës së tij personale, një njeri i vetëm do të marrë më shumë para të paktën se sa u ka dhënë të gjithë shqiptarëve më ulët se Kosova, më ulët se Maqedonia e Veriut. Këto janë të vërtetat që nuk ka asnjë ushtrim propagande t’i mohojë. Sa për shifrat e “Tireve” të ekonomisë, vërtet raporti i Bankës Botërore thotë që sot 30% janë në varfëri ekstreme, dhe ky thotë që përpara paska qenë 34%. Po atë që harron “Tirja” e ekonomisë, janë 500 mijë shqiptarë që ai dhe Tirja e Shqipërisë i përzunë me pahir nga vatrat e tyre në 8 vite të batërdisë dhe babëzisë së tyre që e quajnë qeverisje.
I mënjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se qëndrimi i opozitës, për çështjen e rritjes së çmimeve në vend, I bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist dhe vet konceptet e tyre sio mbeturine të ish-sistemit.
"Keni tetë vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.
Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?
Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë.
Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe të gjitha faturat që kemi zgjedhur, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, energji, naftë, miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak.
Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, po mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër. Tani më thoni me gjithë taksën e karbonit brenda, a është nafta sot më lirë se ditën kur ju latë qeverinë? Në 2013, diezeli 182 lekë benzina 186 lekë, merrni tabelën. Sa e blenin shqiptarët kur ju ishit në qeveri, diezelin.”
Kryeministri Edi Rama tha se kriza energjitike nuk varet nga qeveria, ndërsa referuar akuzave të disa viteve më parë për arrestimin, Rama tha se asnjë njeri që nuk ka paguar energjinë elektrike nuk është përballur me arrestimin, pos atyre që kanë vjedhur energjinë elektrike.
Sa për krizën energjetike, e para është që ne nuk kemi sot një kapacitet të atillë prodhues që të sigurojmë sovranitetin e plotë dhe për këtë po punojmë. Kur ka shumë shi ne jo vetëm që nuk arrijmë dot të mbledhim rezerva, por siç bënit ju në të shkuarën dhe për fat të keq duhet ta bëjmë ne se nuk bëtë asgjë, jemi të detyruar që kur bien reshje përtej normës, të hapim portat dhe t’i hedhim në fushat e prodhimit ato të ardhura që duhet t’i rentabilizonim e t’i kishim për ditë të vështira.
Shqiptarët nuk janë budallenj, a thua se keni ardhur nga hëna, a thua se nuk keni mbajtur në kurriz kriza. Ju duhet të bëni moratorium heshtje, sepse ju një gjeneratë e futët në gropë me politikën energjitike dhe me të gjithë atë ç’organizim, keni lënë gropën më të madhe në historinë e planetit. E si u bëka një kapërcim epokal sa hap e mbyll sytë, duke ju patur dhe juve mbi kurriz. Që edhe për vjedhjen e energjisë mbushët miletin me llafe që kush s’paguan futet në burg. Asnjë që nuk ka paguar s’ka bërë burg. Kush s’i paguan i priten, kush i vjedh po. Të gjitha këto janë të thjeshta. Shihni rajonin dhe tabelat e pagave. Jam dakord unë që të ardhurat janë ende të ulëta në raport me sfidat.
Jam dakord që gjetkë janë më të larta. Po sa paguajnë ata andej? Se atyre që më thonë dakord kjo e ajo, po në Gjermani kanë pensionin aq e kaq, pyetini sa i kanë taksat e sigurimet. Sa nga ajo që ata marrin i kthehet prapë shoqërisë? Pra për të mos rënduar në këtë fazë njerëzit, jemi të vetmit me biznesin e vogël me taksën zero. Ma gjeni kush e ka taksën zero në rajon. Me TVSH zero deri në 100 milionë. Dikush duhet ti paguajë ato (uljen e TVSH-së). Këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje, por ata s’janë shumicë. Shumica dëgjon me mendjen e vet, jo me çfarë tha pengu e çfarë tha pengmarrësi. Ju çdo tallje që bëni këtu, e paguani në zgjedhje.



