Teksa skenari i Sali Berishës për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga posti i kryetarit të grupit parlametar u përmbush me sukses në kuvendin e 30 prillit, të tjera lëvizje priten për të gjetur edhe një pasardhës të tij.
Me riorganizmin e strukturave, dhe vendet ende bosh të posteve jo pak të lakmueshme nga ata që mbështen për muaj me radhë foltoren e Sali Berishës, kanë filluar të artikulohen edhe emrat e parë që do të përbëjnë kupolën drejtuese të demorkatëve.
Burime për MCN, konfirmojnë se deputeti Luciano Boci, është emri më potencial për të marrë drejtimin e grupit parlametar demorkat, atë që Berisha deri më tani nuk ka arritur dot ta marrë në kontroll.
Pavarësisht se Lulzim Basha nuk e vuri ne një vend të sigurt, Boçi, theu listën duke u zgjedhur deputet i Elbasanit, fitore që deputeti nuk e shoqëroi me anatemime ndaj lidershipit demokrat, por njëkohësisht mbajti një qendrim të moderuar në raport me foltoret e Berishës.
Pikërisht këtë pozicion të ndërmjetëm, duket se ka ndërmend të shfrytëzojë Sali Berisha për t’u përpjekur të bëjë bashkë hatërmbeturit, kritikët, por edhe mbështetësit e tij në grup.
Por sipas statutit të Partisë Demorkatike, kryetar grupi emërohet një prej nënkryetarëve të partisë, e për rrjedhojë, deputeti Boçi pritet të jetë njëri prej kandidatëve që do të votohen në këshillin kombëtar për postin e nënkryetarit, për të cilin nuk ka ende një datë.
Ndërsa tjetri prej nënkryetarëve, përflitet emri i deputetit më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, Agron Shehaj.
Me formacionin Boçi- Shehaj, Berisha synon të përcjellë kështu një mesazh uniteti me emrat e dy deputetëve të distancuar nga ekstremet Basha-Berisha.
I pari që shprehu mbështetjen publikisht për këta dy emra, ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar, është i sapozgjedhuri I këshillit kombëtar, Ardian Turku.
Ndërsa Belind Këlliçi, krahu i djathtë i Sali Berishës në përpjekjet e tij për rithemelimin e partisë cilësohet si kandidati më potencial për postin e sekretarit të përgjithshëm.
Me një mesazh në dukje të qartë, “Partinë tja lëmë në dorë të rinjëve”.
Po sekretari organizativ? Flamur Noka pritet të jetë pretendenti kryesor, post të cilin defakto e ka mbajtur edhe përgjatë funksionimit të komisionit të rithemelimit si organ drejtues.
Por ndërsa në PD-në e Berishës kanë nisur të dalin në sipërfaqe ambiciet dhe përplasjet për kupolen drejtuese, në Gjykatën e Apelit ka ende një dosje pa vendim.
Kush e drejton de jure Partinë Demokratike?



