Soko: Nuk e kemi shfrytëzuar në mënyrë eficente fluksin e lartë të turistëve. Nevojitet transparencë për projektin e Sazanit (VIDEO)

Soko: Nuk e kemi shfrytëzuar në mënyrë eficente fluksin e lartë të turistëve. Nevojitet transparencë për projektin e Sazanit (VIDEO)

Eksperti ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se rritja e numrit të turistëve nuk është reflektuar në rritje ekonomike, gjë që tregon se ne nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë në mënyrë eficente.

Sipas Sokos, turizmi nuk është vetëm shifër, por edhe strategji, e cila mungon duke krijuar një kaos në të gjithë industrinë.

Çfarë shoh unë si problem! Vjet kishte 30% turistë më tepër se në 2022. Rritja ekonomike në 2022 ishte 4.2%, ndërsa në  2023 ndërsa 3.6%. Pavarësisht se kemi pasur fluks të madh turistësh dhe një rritje kaq e madhe në këtë industri do duhej të reflektohej në rritje ekonomike. Shoh dhe treguesit e importit. Janë në rënie. Është fakti që nuk kemi eficensë.

Asnjë nga këto nuk u rrit. Problemi që kemi ne, është se ne nuk kemi pasur mundësi t’i shfrytëzojmë në mënyrë eficente turistët.

Turizmi nuk është vetëm shifër, është strategji, dhe qëllimi është të mbledhësh sa më shumë para. Pavarësisht në rezultatet në flukset e hyrjeve nuk shoh që të kemi ecur në këtë drejtim. Problemi është se ka kaos në administrimin e industrisë së turizmit. Nuk kam parë strategji të mirëmenduar.

I ndalur tek projekti i investimit në Sazan, Soko tha duhet transparencë që qytetarët të kuptojnë se çfarë përfitojnë dhe çfarë humbin, pasi Rama nuk mund ta përdorë këtë pronë sikur të jetë e tija.

Unë jam pro zhvillimit të turizmit, pro shfrytëzimit të gjithë aseteve, më shqetëson rruga me të cilën  shkojmë aty.

Ne kemi ligj që thotë duhet të organizohet garë dhe kush jep ofertën më të mirë, ai le ta fitojë, këtu del një njeri që thotë do vijë filani, nuk e ke pronë të babait.

Në një moment duhet ta prekin, por si vjen ky zotëria? Duhet të jetë transparent, çfarë përfitojmë, çfarë humbim?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy