Violinisti Lorin Lepuri, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndau me shikuesit rrëfimin e tij personal të transformimit trupor, duke kaluar nga një peshë e rëndë në një trup më të shëndetshëm.
Ai shpjegoi se si fillimisht peshoi 105 kg dhe arrti të dobësohej në 69 kg brenda një muaji e gjysmë.
Tani unë them po kalova mbi 90 kg, quhesh obezë, bazuar në gjatësinë dhe masën trupore.
Unë isha 105 kg max dhe kam lëvizur 98, bija, shtoja prap në peshë 100 kg.
Ne hanim jashtë dhe hanim keq, gati isha i abonuar në këto piceritë më njihnin edhe pronarët, haja një pice familjare me gjithë patate dhe një cola të madhe, e palosja ën dysh e haja. Kam qene njeri tjetër, haja me bast me shokët. Kur je në atë peshë nuk e kupton, duhet të ulesha dhe të rënkoja nja gjysme ore, atëhërë ngopesha.
Kur behësh në këtë trup, atëherë e kupton se çfarë kam bërë.
Kthesa e vërtetë për të ndodhi kur u përball me sëmundjen e të atit.
Për të filluar transformimin, Lepuri vendosi të bëjë një hap të rëndësishëm, filloi të konsumojë për katër dite rresht vetëm fruta të stinës.
Një nga faktorët ishe që mu mbush mendja, nga by pass që beri babi im, dhe aty më ndodhi shkreptima se pse atë që kam në dorë vetë, mos ta arrij ta bëj vet, aty reflektova për shëndetin tim.
E fillova duke parë disa video në yt, e nisa katër ditë e mbusha një banak me fruta, të gjitha frutat. Nga frigoriferi hoqa të gjitha e lamë bosh.
Konsumova vetëm fruta-fruta, që mos të më bie rezistenca, derisa u mësua stomaku, pa asnjë ndihe dietologu, e vara gjithën vet.



