Pavarësisht notave pozitive që përpiqen ti japin institucionet implemtimit të reformës në drejtësi dhe rezultave pozitive të saj situate nuk është tillë.
Rreth 41 mijë dosje arriti stoku në të gjitha gjykatat e shkallëve të para në të gjithë vendin, shifër e rritur me 4276 dosje krahasuar me vitin e kaluar.
Gjykata e Tiranës është ajo mban peshën më gati 20 mijë çështje që presin për shqyrtim.
Kjo gjykatë ka në organikën e saj 76 gjyqtarë por që ka funksionuar vetëm me 39 për shkak të shkarkimit të tyre nga vetingu apo dorëheqjes për të shmangur këtë process.
Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë se në total gjykatat e shakllëve të para gjatë 2022 kanë funksionuar me 70% të gjyqtarëve .
Por gjykata e Tiranës e cila përballoi 35 mijë dosje gjatë vitit që lamë pas nga 96 mijë që u regjistruan në shkallë vendi ka pasur në organikë vetëm gjysmën e gjyqtarëve.
Pavarësisht kësaj situate KLGJ thotë në raportin e saj gjykimi i çështjeve penale dhe civile në shkallë të parë realizohet brenda afateve të arsyeshme ligjore, në të gjitha gjykatat e vendit.
Këto shifra do të ndikojnë negativisht në rendimentin e vitit 2023, pasi krijon një ngarkesë fillestare të shtuar, e cila duhet të përballohet dhe evadohet gjatë këtij viti, pa llogaritur dosjet e reja të ardhura gjatë 5 muajve të këtij viti.
Situata duket më e vështirë në gjykatën e Apelit Admnistrativ e cila është kthyer në një gangrenë për qyetarët. Aktualisht aty shqyrtohen dosje të viteve 2017 dhe 2018.
Nëse një qyetar do ti drejtohej sot kësaj gjykatë do të duhet të priste 24 vite për ta marrë një vendim qoftë në favor apo kundër tij.
Kjo gjykatë e nisi vitin më një stok prej 21 mijë cështjesh ndërsa numri gjatë këtyre 5 muajve është rritur, 18 mijë ishte numri I dosjeve në fillim të 2022. 7 gjyqtarë i mungojnë kësaj gjykatë e cila është e vetme në llojin e sa në të gjithë vendin.
Apeli adminisitrativ ka në organikën e tij 13 gjyqtarë por vakanca prej 6 gjyqtarësh ende nuk është ploëstaur nga KLGJ.
4 mijë dosje është shifra që një gjyqtarë duhet të përballojë në këtë gjykatë.
Një pikë tjetër e dobët e sistemit të drejtësisë gjatë vitit që lamë pas ishin 6 gjykatat e apeleve me jurodiksion të përgjitshëm.
Stoku në këto gjykata në fillim të këtij 2023 arriti në 31400 çështje, një rritje me 24 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe në kët rast apeli i Tiranës mban rekordin ku një qytetari për të marrë një vendim do ti duhet të presë 6 mijë ditë.
Në këtë situatë ku ndodhet sistemi Këshili i Lartë Gjyqësorë miratoi një hartë të re gjyqsore sipas të cilës vendi do të ketë një gjykatë apeli me juriksion të përgjithshëm.
Prej 1 shkurtit Apeli i Tiranës mblodhi rreth 32 mijë dosjet stok që ndodheshin në të 6 apelet . Sipas llogaritjeve të KLGJ kjo do të ulë pritjen e qytetarëve në 1046 ditë për të marrë një vendim.
Dritë në fund të tunelit duket për Gjykatën e lartë por përsëri stoku i dojeve është shumë i lartë. Shkalla më e lartë e gjyqsorit gjatë vitit që lamë pas u plotësua me 15 gjyqtare nga 19 që duhet të ketë.
Kjo gjykatë e nisi vitin me rreth 32 mijë dosje stok nga 36 mijë që kishte në fillim të vitit 2022.
Në total i gjithë sistemi gjyqësor në fillim të këtij viti ka pasur një stok prej rreth 133 mijë dosjesh. Këtu nuk llogariten çështjet e ardhura në të gjitha gjykatat gjatë këtyre 5 muajve të cilat janë disa mijëra të tjera. Sipas llogarive të Këshi;llit të Lartë Gjyqsorë në gjykatën e lartë pritet që situate të noramlizohet në vitin 2026. Ndërsa në shkallët e tjera vështirë të thuhet për shkak të mungesës së gjyqtarëve të cilat KLGJ i ka të pamundur ti gjejë për shkak të boshatisjes së ssitemit.



