Eksportet e grurit ukrainas nga porti i Odessas do të vazhdojnë në përputhje me marrëveshjen e sponsorizuar nga OKB, pavarësisht bombardimeve ruse të infrastrukturës portuale.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Bombardimet kanë për qëllim vetëm infrastrukturën ushtarake. Sulmi nuk është absolutisht i lidhur me infrastrukturën e përdorur për zbatimin e marrëveshjes së eksportit të grurit, prandaj nuk mund dhe nuk duhet të pengojë fillimin e procesit të ngarkimit.



