Skandalet seksuale nuk kanë fund/ Gazetari i “New York Times” pezullohet nga puna

Skandalet seksuale nuk kanë fund/ Gazetari i “New York Times” pezullohet nga puna

Skandalet seksuale nuk kanë fund në SHBA. Së fundmi, një i tillë ka dalë në dritë pikërisht në “shtëpinë” ku rrëfehen denoncueset, në media. Gazeta “New York Times” ka pezulluar nga puna një prej gazetarëve më të mirë, korrespondentin e Shtëpisë së Bardhë, Glenn Thrush. Vendimi është marrë nga drejtuesit e gazetës, në pritje të nisjes së një hetimi ndaj Thrush për ngacmim seksual.

Akuzat ndaj Thrush kanë të bëjnë me kohën kur ai punonte për gazetën online “Politico”. Denoncuesja është Laura McGann, një ish-kolege e tij. Në një intevistë për “Vox”, ajo ka thënë se Thrush është takuar me të në një bar në Virxhinia dhe pasi e ka puthur, i ka vënë dorën në këmbë dhe i ka kërkuar një personi tjetër që t’i linte vetëm.

Ndërsa vetë gazetari, këtë episod e ka përshkruar si “të shkurtër, konsensual dhe të përfunduar me dëshirën time” dhe ka kërkuar falje për një tjetër rast. Ai ka thënë se në korrik të këtij viti, në gjendje të dehur, ka kapur një grua në rrugë dhe e ka puthur pa dëshirën e saj. “Që prej asaj dite, kam ndryshuar dhe nuk vë më alkool në gojë”, ka thënë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy